Bota

Video/Me antiplumb,Ambasadori Francez largohet nga zona e gjelbër në Kabul


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:08 - 15/08/21 |
Opi Nion

Ambasadori francez David Martinon ka ndarë një video në tuiter, ndërsa është duke u larguar nga Zona e Gjelbër e Kabulit, vendi ku janë vendosur ndërtesat qeveritare, rezidencat dhe ambasadat e huaja. “Duke u larguar nga zona e gjelbër”, shkruan ai ndërsa në video shihet i veshur me një jelek antiplumb brenda avionit ku shihet edhe pjesëtarë të tjerë të stafit të Ambasadës.

Më herët të Dielën, Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Jean-Yves Le Drian, njoftoi se Franca po e zhvendoste ambasadën e saj për të qenë më afër aeroportit të Kabulit.  Ai tha se ambasada do të mbetet funksionale për evakuimin e të gjithë shtetasve francezë që mund të lihen në vend./Opinion.al

Pas