Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Mbesat jetime akuzojnë xhaxhain: Na vodhe pronën, na le në rrugë

2018/04/01 at 9:26 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ Mbesat jetime akuzojnë xhaxhain: Na vodhe pronën, na le në rrugë

Seanca e ditës së sotme, në rubrikën “Shihemi në gjyq”, është vazhdimësi e një seance e cila është zhvilluar më 24 Dhjetor 2017, mes Ramizit dhe vajzës së tij Eridës. Por këtë herë Ramizi është thirrur nga kunata e tij, Safetja dhe dy vajzat e saj të cilat janë të pranishme në publik. Ata janë të gjithë bashkëpronarë të një trualli, të cilin ia kanë besuar investitorit Olsi Xhymerti për të ndërtuar një pallat.


Ramizi pretendon se është mashtruar nga Olsi ndërkohë që kunata dhe mbesat e Ramizit, akuzojnë atë se ka bërë veprime për ta përfituar pasurinë të gjithën për vete, duke mënjanuar familjen e vëllait të tij të ndjerë.

Safete: Unë sot zonja Eni kam ardhur, sepse jam shumë e shqetësuar për gjyqin që ka ndodhur më 24 Dhjetor dhe unë ndodhesha në Itali pasi kisha vajzën shumë të sëmurë. Emisionin tuaj unë e ndjek gjithmonë, dhe një të dielë shoh kunatin tim Ramizin, i cili ishte thirrur në seancë ndërmjetësimi nga e bija. Ne kemi truallin me katër bashkëpronarë, ajo tokë nuk është vetëm e Ramizit. Ramizi e di shumë mirë që ne jemi katër bashkëpronarë, janë tre vëllezër dhe një motër. Pas vdekjes së tim vëllai edhe unë pretendoj pjesën time. Menjëherë sapo dëgjova gjyqin unë mora në telefon Olsin dhe i thashë çfarë është ky gjyq, pse ka dalë Ramizi te zonja Eni. Paska bërë katër kontrata false. I kërkova llogari, pse i ke bërë i thashë ne jemi katër bashkëpronarë. Ai më tha që dokumentet i ka në rregull. Më tha që kur të vija në Shqipëri të kontaktoja me të.

Juristja Eni Çobani tregon se gjenden 4 dokumente, nga të cilat ka nisur konflikti. Gjithçka nisi nga një kontratë sipërmarrjeje më 27.03.2012, ku Ramizi ia dha truallin Olsi Xhymertit në këmbim të një apartamenti 50 deri në 55 metra katrorë. Më pas u bë një kontratë dhënie trualli për ndërtim, më 04.06.2013, ku thuhej se Ramizi do të merrte një apartament prej 62 metrash katrorë në ndërtesën që do ngrihej në truallin e tij dhe një kat papafingo në Golem.

Eni Çobani: Ju më keni sjellë një kontratë kalimi pronësie, mbi parcelën ndërtimore, të cilën e keni lidhur: Ramiz Zylyfi, Mereme Zylyfi, Safete Zylyfi, Juliana, Marinela, Resmie, Rudina Çakri, Flora Zeqiraj dhe Xhoana Drini. Janë të gjithë pjesëtarë të kësaj pronë. Pronë e cila z. Ramiz na ka thënë se është 208 metra katrorë. Unë duhet të di nëse ju keni bërë me njëri tjetrin ndonjë deklaratë noteriale, për sa i përket pjesës takuese dhe përqindjes që do të merrnit në këtë ndërtim, sepse problemi i këtyre kontratave është pikërisht fakti që ju nuk keni të përcaktuar përqindjen që do të merrnit si bashkëpronarë, të këtij ndërtimi që do të bëhej mbi truallin 208 metër katrorë.

Safete: Ka ardhur vetë Ramizi në shpi, një vit pasi më kishte vdekur im shoq. Ne i bëmë dokumentet. I lidhëm dokumentet të gjithë dhe u mblodhëm te lokali i pronarit, Olsi. Dhe unë i thashë zoti Olsi ti që na ke mbledhur të gjithëve, katër bashkëpronarë, kontratat që do bëjmë je dakord që t’i bëjmë më afat i thashë, dhe me përqindje? Ai nuk pranoi. Pasi ai nuk pranoi unë i thashë që refuzoj të lidh kontratë me ju. Duke qenë se unë refuzova kunati im Ramizi bashkë me Olsi Xhymertin i kanë mbledhur certifikatat e familjes sime dhe kanë kryer çdo veprim pa dijeninë time.

Çobani: Unë dua të di, cili është pretendimi që keni kundër kunatit tuaj Ramiz? Pretendohet që të gjithë pronën prej 208 metra katrorë, për të cilën keni lidhur një kontratë, e keni bërë të gjithën në emrin tuaj dhe jo në emër të bashkëpronarëve. Ky është shqetësimi i zonjës.

Safetja dhe dy vajzat e saj akuzojnë Ramizin se ka kryer çdo veprim në interesin e tij pa menduar aspak për familjen e vëllait të tij.

Juliana – xhaxhait të saj: Unë kërkoj prej teje që këto prona që u përmendën edhe seancën tjetër, të mos i bësh më personale. Ti duhet të na ndihmosh ne, sepse ne jemi jetime, jemi tre femra të vetme. Ti na ke eliminuar ne xhaxhi Ramiz. Unë të kam si babain tim dhe jo si xhaxha, ama nuk lejoj që ti të na mënjanosh.

Eni Çobani sqaron nëpërmjet dokumenteve ligjore që Olsi Xhymerti nuk është pajisur asnjëherë me leje ndërtimi.

Çobani: Unë dua të bind sot, zonjën Safete dhe Zotin Ramiz, ata janë bashkëpronarë, në bazë të një leje, të dhënë nga Drejtoria e ALUIZNI, Durrës, në shtator të vitit 2012. Ndërkohë që të gjitha kontratat e sipërmarrjes Olsi Xhymerti i ka bërë që në Mars dhe Prill të vitit 2012. Ka një kontratë shitjeje me këtë drejtori, e cila i njeh këta të tërë si bashkëpronarë, mbi tokën 208 metra katrorë. Të gjithë kontratat e sipërmarrjes, janë lidhur para kësaj date, të kontratës së shitjes, gjë e cila nuk dihej që do të ndodhte. Të gjithë pjesëmarrësit, duke filluar nga zoti Olsi, zyra noteriale dhe në vazhdim, kanë vepruar para se leja e legalizimit të jepej dhe para se të behej kontrata e shitjes me bashkëpronarët. Ky është ngërci i parë juridik dhe që duhet të zgjidhen nga palët me investitorin.

Ajo iu bën thirrje palëve të bashkohen për të ndjekur hap pas hapi çdo procedurë ligjore, në mënyrë që të përfitojnë pjesën që iu takon. Ajo sqaron për Safeten dhe vajzat e saj, se personi që i ka mashtruar në këtë rast nuk është Ramizi, por investitori Olsi Xhymerti, i cili ka mashtruar edhe Ramizin./tvklan.al

Etiketa: mbesat-xhaxhaiTakohemi ne gjyq


Ju sugjerojmë

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
Para
Fëmijët e pritën për foto pas spektaklit, mamaja-këngëtares: Ishte e shëmtuar ajo që bëre

Fëmijët e pritën për foto pas spektaklit, mamaja-këngëtares: Ishte e shëmtuar ajo që bëre

Raporti/ Arrestimet në Kukës, Avokatja e Popullit: Të ndaluarit pa ushqim, nuk e dinë pse janë shoqëruar

Raporti/ Arrestimet në Kukës, Avokatja e Popullit: Të ndaluarit pa ushqim, nuk e dinë pse janë shoqëruar

Video/ Arrestimet e protestuesve, momenti tensioni brenda Drejtorisë së Policisë

Video/ Arrestimet e protestuesve, momenti tensioni brenda Drejtorisë së Policisë
















TE FUNDIT

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com