Kanë mbërritur në ambientet e Pallatit të Brigadave, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Sikurse shihet në pamje ata janë pritur nga kryeministri Edi Rama, i cili i ka pritur për disa minuta para Pallatit të Brigadave. Pasi janë përshëndetur, tre liderët e Ballkanit Perëndimor kanë ndaluar për të bërë edhe disa foto.
Ditën e sotme do të zhvillohet samiti për “Ballkanin e Hapur”, ku pritet të firmosen disa marrëveshje./Opinion.al