Life Style

Video/ Maskë inteligjente anti-COVID në Japoni, bën përkthimin e 8 gjuhëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:16 - 25/07/20 |
Opi Nion

Pas përhapjes së pandemisë COVID-19, mbajtja e maskës është një nga masat më të rëndësishme në të gjithë botën.

Ndërkohë, Japonia ka krijuar një maskë tepër të veçantë. Sipas të dhënave, Japonia ka krijuar maskën kundër koronavirusit, por në të ndodhet një pajisje start-up, e specializuar në robotikë, e cila dialogun me smartphone dhe lejon përkthimin në tetë gjuhë të fjalëve që shqiptohen.

Projekti i Donut Robotics, i quajtur C-Face, është përkufizuar si maska e parë inteligjente në botë, e cila ishte në studim para shpërthimit të pandemisë së COVID-19. Por tani që përdorimi i maskës është rritur ndjeshëm, është shtuar edhe interesi për produktin.

Maska është e përbërë nga plastikë e bardhë dhe aplikohet mbi një maskë normale dhe lidhet me telefon, nëpërmjet bluetooth. Siç shpjegon Reuters, në këtë mënyrë është e mundur që të bëhen telefonata dhe të përkthehet fjala në tetë gjuhë, japoneze, kineze, angleze, franceze, indoneziane, koreane, spanjolle, tajlandeze dhe vietnameze.

5 mijë maskat e para inteligjente pritet që të jenë në shitje në Japoni duke nisur nga muaji shtator, për një çmim prej rreth 40 dollarësh secila, për tu shtrirë më tej në shtete të tjera. Ndërsa shërbimi i përkthimit nëpërmjet aplikacionit, do të vihet në dispozicion, nëpërmjet një abonimi mujor.

Pas