Një moment i veçantë vjen nga qyteti i Elbasanit në këtë ditë zgjedhjesh.
Një vajzë e re, e veshur me vellon e bardhë të nusërisë, ka zgjedhur të ushtrojë të drejtën e saj për të votuar më 11 Maj.
Siç duket në pamjet nga Klan News, nusja me vello ka votuar në qendrën e votimit në Labinot-Fushë.
Kujtojmë se këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë dhe në garë janë 2.046 kandidatë, për 140 vende në parlament.