Janë proceduar penalisht dhe janë gjobitur me 40 mijë lekë dy të rinj që kryenin manovra të rrezikshme në rrugët e qytetit.
Dy të rinjtë bënin “drift” me mjetet e tyre luksoze dhe i postonin më pas videot në rrjetet sociale.
Në vijim të veprimeve hetimore, policia procedoi penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, drejtuesit e mjeteve, shtetasit K. F., 25 vjeç dhe E. B., 22 vjeç, banues në Ishull Lezhë.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 2 automjetet dhe për secilin prej drejtuesve kanë vendosur gjobën 40.000 lekë./Opinion.al