Era e fortë ka bërë që një Airbus 320 i cili fluturonte mbi aeroportin e Mancesterit në Britaninë e Madhe të mos ulet dot në pistë, çka ka detyruar pilotin që të ngrihet edhe njëherë në ajër. Kjo situatë ka krijuar panik te pasagjerët. Fatmirësisht avioni me 250 pasagjerë ka mundur të ulet në tentativën e dytë.