Aktualitet

VIDEO/ Manastirliu: Do të arrijmë 10 mijë vaksinime në ditë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:42 - 28/03/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë inspektuar ditën e sotme vaksinimin e të moshuarve në Qendrën Shëndetësore në Kombinat.

Gjatë vizitës Manastirliu u shpreh se edhe në qendrat shëndetësore ka filluar vaksinimi masiv i të moshuarve.

“Edhe në Qendrat Shëndetësore ka filluar vaksinimi masiv i të moshuarve. Sipas informacioneve nga i gjithë vendi procesi ka ecur normalisht dhe besojmë që do të kapim targetin e vendosur. Kryesisht në qendra shëndetësore kemi pasur të moshuarit mbi 80 vjeç”, deklaroi Manastirliu.

Në të gjithë vendin synohet të kryhen rreth 10 mijë vaksinime në ditë. Sipas grupmoshave, bazuar në planin kombëtar të vaksinimit, vijohet fillimisht me grupmoshën +85 vjeç dhe +80 vjeç të cilët do të vaksinohen në qendrat e tyre shëndetësore, ndërsa grupmosha +75 vjeç dhe duke zbritur tek ajo +70 vjeç, do të vaksinohen në qendrat e vaksinimit të përqendruar.

Që prej fillimit të procesit të vaksinimit, në të gjithë vendin janë kryer mbi 65 mijë vaksinime.

 

Pas