Aktualitet

Video/Mama edhe në detyrë, Frida Krifca tregon “thyerjen” e rregullit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:34 - 06/02/22 |
Opi Nion

Si në  çdo post të rëndësishëm, për më tepër në një të lidhur me politikën, puna gllabëron edhe pjesën më të madhe të ditës. Për ministren e Bujqësisë, Frida Krifca është njësoj, koha ndahet mes punës e familjes, por nuk mungojnë rastet kur gërshetohen të dyja. Mënyrën si, ajo e tregon për “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan.

Orinda Huta: Në ditën tuaj më përmendët punën, por nuk më përmendët familjen. Sa zë kohë?

Frida Krifca: Kam mirëkuptimin e familjes sime për ta kryer këtë punë me të gjithë hapësirën e duhur, kam edhe ndihmë, po përpiqem maksimalisht të kompensoj ditën e diel kur mundem, ndonjëherë i marr fëmijët me vete edhe kur jam në terren. Të njihen, ta kenë një avantazh ndaj meje që të njihen pak më shpejt se unë në moshë, por edhe të shkëmbejmë ndonjë gjë bashkë gjatë rrugës, të kalojmë pak më shumë kohë. Njëra është 5, tjetra 7. Stafi në fillim më thoshte “nuk duhet të marrë ministrja me vete fëmijët kur shkon në një vizitë”, nuk shoh asnjë arsye pse jo.

Në rolin e saj si nënë, Krifca shton se e sheh shumë të rëndësishëm ndërtimin e komunikimit të qëndrueshëm me vajzat, ku ato të kenë mundësi t’i tregojnë gjithçka./tvklan.al

Pas