Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Shtetasi D.P. vjeç 29, banues në Shkodër, duke drejtuar mjetin tip Volksëagen ka humbur kontrollin e tij duke dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar katër pasagjerë në mjet, të gjithë familjarë të tij.
“Rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, shtetasi D.P. vjeç 29, banues në Shkodër, duke drejtuar mjetin tip Volksëagen ka humbur kontrollin e tij duke dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjet shtetasit Q. P. , D. P. , S. P. dhe A. P. të gjithë familjarë të tij të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore”, njofton policia.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./Opinion.al