Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në zonën e Kombinatit në kryeqytet.
Sipas qytetarëve dëshmitarë në vendngjarje një qytetare rreth të 30-ve ka qenë duke kaluar semaforin me të kuq dhe taksia ka ardhur me shpejtësi të madhe, pa patur mundësi të ndalojë.
“Ka prerë rrugën me semafor të kuq ,personi i aksidentuar. Ngjarja te rruga e re pa vajtur në Kombinat. Taksia me shpejtësi në momentin që semafori është bërë jeshil. Policia nuk kishte ç’të bënte dhe pse erdhi direkt, por e shikonin si po jepte shpirt. Ajo po dridhej. Jam munduar të kap videon fshehtas, kurse ambulance ka vonuar deri në 15 minuta”, shkruan qytetari tek JOQ.