Kronikë

Video/ Makina përfundon në kanal, lëndohen katër vajza në Lezhë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:09 - 20/08/22 |
el ida

Katër vajza kanë mbetur të lënduara pasi automjeti me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Sipas News 24, ngjarja ka ndodhur në Lezhë, ndërsa makina e vajzave ka përfunduar në një kanal kullues, që ishte i tejmbushur me ujë për shkak edhe të reshjeve të dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit.

Ka qenë banori i zonës, ai i cili ka ndërhyrë dhe ka bërë të mundur shpëtimin e vajzave përpara se mjeti i tyre i përmbysur të  të përfundonte i zhytur totalisht në një thellësi që arrin deri në 1.5 metër.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se, të katër vajzat janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën./Opinion.al

Pas