Aktualitet

Video/ Makina inteligjente te rruga e Arbrit, sa shoferë “u kapën” në shkelje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:41 - 04/12/21 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka vijuar monitorimin e qarkullimit rrugor, me makinën inteligjente dhe me radarë, për të parandaluar aksidentet rrugore.

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se monitorimi ka vijuar prej dy ditësh, edhe në Rrugën e Arbrit.

Gjatë dy ditëve të fundit, në Rrugën e Arbrit dhe në rrugët interurbane që lidhen me Tiranën janë pezulluar 30 leje drejtimi, si dhe janë ndëshkuar me gjobë, 252 drejtues mjetesh, nga këta 141 janë konstatuar në shkelje të dyfishtë apo të trefishtë.

Po ashtu janë konstatuar 11 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi 70 km /h, ku shpejtësia e lejuar është 40 km/h, pasi rruga është akoma në ndërtim.

Këtyre drejtuesve u është pezulluar leja e drejtimit, nga 1 deri në 3 muaj, si dhe janë ndëshkuar edhe me masë administrative nga 7000 deri në 15000 lekë secili.

Po gjatë monitorimit në rrugën e Arbrit, nga makina inteligjene dhe radari Patrol janë konstatuar në shkelje për shpejtësi, rrip sigurimi e përdorim celulari, por edhe për  parakalime të gabuara që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore, 74 drejtues mjetesh, të cilët janë ndëshkuar me masa të ndryshme administrative, sipas shkeljeve përkatëse./Opinion.al

Pas