Policia ka reaguar në lidhje me aksidentin e frikshëm të ndodhur në qytetin e Vlorës.
Një automjet tip “Benz” pasi ka dalë jashtë rruge, është rrotulluar për disa metra në trotuar dhe ka përfunduar i përmbysur. Kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë kanë filmuar të gjithë incidentin.
Ndërkaq uniformat blu thonë se kanë referuar në Prokurori materialet për shoferin 38-vjeçar i cili shkaktoi aksidentin.
Sipas policisë i riu ka qenë në gjendje të dehur duke drejtuar mjetin, e si rrjedhojë ka humbur drejtimin e “Benzit”.
Si pasojë 38-vjeçari me inicialet S. C., ka mbetur vetë i plagosur dhe aktualisht ndodhet në spital./Opinion.al