Dashnor Deliallisi, shkaktari i aksidentit tragjik që ndodhi pak ditë më parë në Sukth, ku humbën jetën tre vajza dhe ai vetë, ishte i fiksuar pas shpejtësisë dhe makinave luksoze. Ai u fut kundravajtje në autostradën TiranëDurrës, me një “Benz” luksoz, i cili u bllokua automatikisht menjëherë pas përplasjes. Jetaoshqef.al ka publikuar një video me pamje pak minuta para aksidentit. Në video duket automjeti tip Benz i Dashnor Deliallisi, i cili e nget automjetin me shpejtësi. Vetëm pak minuta më pas ndodhi aksidenti fatal që u merr jetën 4 personave.