Kronikë

Video/Makina e djegur në Lezhë, detaje nga plagosja e biznesmenit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:37 - 01/12/20 |
Opi Nion

Një 42-vjeçar u plagos me armë zjarri pasditen e së martës në Lezhë. Policia raportoi se i plagosuri është 42-vjeçari Aleksandër Deda, ndërkohë që sipas burimeve për media ai njihej ndryshe edhe si “Leksi i Druve”.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por dyshimet e para flasin për një atentat të organizuar ndaj Dedës, i cili në qytetin e Lezhës njihej si biznesmen.

Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në rrethana  ende të paqarta është  plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. banues në Lezhë ,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë  dhe FNSh po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve“, njoftoi policia.

Pak minuta pas ngjarjes, rreth 5 km në largësi të vendit ku ndodhi plagosja u gjet një automjet tip “Audi” duke u djegur. Dyshohet se makina është përdorur nga autorët. Policia po punon për identifikimin  dhe arrestimin e tyre.

I plagosuri është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë. Sakaq, grupi hetimor është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe ka filluar hetimet.

Brenda disa orësh dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Lezhë. Mëngjesin e sotëm të shtëna me armë zjarri u regjistruan në Kodër Balldre. 43-vjeçari  Hilë Gjini, u qëllua me armë teksa po dërgonte fëmijët në shkollë./ Opinion.al

Pas