A do donit të kalonit një natë këtu?
Rezidentët e një hoteli të ri në Dubai do të kenë mundësi të shohin lindjen dhe perëndimin e diellit në ndërtesën e parë rrotulluese të qytetit luksoz. ‘Dynamic Tower Hotel’, i cili ka nisur të ndërtohet që nga viti 2008, do të jetë gati për vizitorët në vitin 2020.
Ky hotel do tu ofrojë klientëve shërbime ekskluzive, strehim luksoz, qoftë për biznese ose për pushime.
“Dynamic Tower” ishte propozuar nga arkitekti izraelito-italian, David Fisher.