27 vjet pasi i dhanë fund martesës së tyre, Madonna shprehet se ende është e dashuruar me Sean Penn, madje ajo do mund të martohet sërish me të kundrejt një çmimi.
Këngëtarja ishte prezantuesja e mbrëmjes gala në Art Basel në Miami, mbrëmje e cila kishte për qëllim mbledhjen e fondeve në ndihmë të kombit të Afrikës, Malavi.
Gjatë mbrëmjes tre foto të rralla nga martesa se Madonna-s me Penn u shitën për 230 mijë dollarë. Shuma e arritur e bëri tepër entuziastë mbretëreshën e pop-it, e cila gjatë fjalimit deklaroi se mund të rimartohet me aktorin në këmbim të 150 mijë dollarëve.