Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është përballur me një incident pak ditë pasi fitoi mandatin e dytë. Gjatë një vizite në një treg në periferi të Parisit, Macron është sulmuar me domate.
Sapo një person nisi të hedhë perimet në drejtim të Macron, i menjëhershëm ka qenë reagimi i truprojave të tij, siç duket edhe nga videot që janë hedhur në rrjetet sociale dhe mediat franceze.
Ata hapën më pas një çadër për ta mbrojtur. Ndërkohë, asnjë prej domateve nuk e preku, presidenti francez nuk e humbi durimin dhe vazhdoi turneun e tij.