Sociale

Video/Luca:Ca të Lenës e ca të Prenës, probleme me politikën e asistencës sociale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:14 - 04/04/22 |
Opi Nion

Është bërë virale në rrjet një video e sipërmarrësit Gjergj Luca, ndërsa bisedon me punonjëset e kompanisë së tij, që sikurse kuptohet nga video, kanë shprehur shqetësim për rritjen e çmimeve të shportës.

Duke bërë një prezantim të situatës globale që ka çuar një rritje çmimesh të lidhura me naftën dhe lëndën e parë, sipëmarrësi shprehet i indinjuar për politikat e asistencës sociale të qeverisë shqiptare. Ai nuk e sheh të drejtë faktin që disa persona punojnë e të tjerë presin asistencë nga shteti.

“Ata kërkojnë ulje çmmesh, lënda është parë është ngitur, ju ankoheni se janë rritur çmimet. Ma zgjidhni dot këtë ekuacion ju mua, se kush e zgjidh”. Ndërsa ka lexuar rrogat e punëtoreve, Luca shprehet se gratë që punojnë paguajnë dhe taksa.

“Ato lekë të sigurimeve janë për shtetin shqiptar dhe taksat që paguaj në shtet unë i nxjerr prej duarve tuaja. Kam një problem me politikën e asistencës sociale. Pse ju që punoni, prodhoni, paguani taksa dhe rrini 28 ditë në punë, lani fëmijët dhe lani burrin dhe mbani peshë historinë e familjes, paguani taksa. Dhe komshitë e juaja parazite me asistencë sociale kërkojnë lekë nga shteti? Me çu fëmijët në shkolla me dalë me 5 e e 6 me thënë ka një diplomë. Ju duhet t’i ngrini këto probleme. T’ju themi para kryeministrisë ndërroni politikat sociale, se nuk mundet në këtë vend ca të Lenës e ca të Prenës. Kjo është e turpshme”, shprehet Luca./Opinion.al

Pas