LSI-ka i ka bërë thirrje sot qytetarëve të refuzojnë të paguajnë taksën e Rrugës së Kombit. Në një dalje për mediat, Petrit Vasili tha se “duhet të ketë një qasje të integruar për këtë çështje midis qeverisë së Shqipërisë, pasi Kosova nuk aplikon taksë dhe ka vlerësuar kushtet ekonomike”.
“Vendi më i varfër në Europë me emigracionin më të lartë aplikon taksën më të lartë. Ndaj duhet një analizë e detajuar me të gjithë të interesuarit. Kjo taksë do të mbahet mend si veprimi më i shëmtuar që ka bërë qeveria shqiptare”, tha më tej ai.