Politikë

Video/ “LSI i ka xhepat dhe pjatat plot”, Rama ironizon Kryemadhin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:36 - 07/11/20 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë fundjavë të ironizojë opozitën përmes një videoje të postuar në faqen zyrtare të tij në “Facebook”.

Në video shfaqet kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila ka pak ditë më parë tha se LSI nuk infektohet nga koronavirusi.

Po ashtu, ajo theksoi se shumë qytetarë nuk kanë para për të blerë ushqime dhe për këtë arsye kanë imunitet të dobët ndaj COVID-19.

Me titullin “vaj medet”, në videon e publikuar nga Rama thuhet: “Kështu Monika Kryemadhi na pohoi hapur se LSI ka imunitet të fortë ndaj koronavirusit. Shumëkush pyet se cila është arsyeja, përgjigjen na e jep vetë Kryemadhi. Monika Kryemadhi sapo na vërtetoi se njerëzit e LSI i kanë xhepat dhe pjatat plot aq shumë saqë nuk pyesin për koronavirusin”.

Në videon e shpërndarë nga kryeministri i vendit, shfaqet Kryemadhi tre ditë më parë në zonën e Kombinatit, ku u gjobit nga policia me 30 mijë lekë për mosmbajtjen e maskës./Opinion.al

Pas