1 Prilli në Shqipëri nuk njihet vetëm si dita e rrenave por edhe si dita e marrëveshjes së madhe PS-LSI që e çoi këtë koalicion drejt fitores në zgjedhjet e 2013-ës. Sot 4 vjet më pas nuk ka asnjë sinjal për vazhdimin ose jo të këtij koalicioni. Ajo ç’ka vihet re se sot është se socialistët e kanë marrë me sportivitet.
Ishte Kryeministri Edi Rama, ai që paraditen e sotme e nisi me lojë basketbolli me disa të rinj tek Kodrat e Liqenit, ku merrte pjesë dhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.
Disa minuta më vonë shfaqet ‘live’ në facebook edhe ish-ministri i Brendshëm, aktualisht kryetar i PS për Tiranën, Saimir Tahiri. Ai po luan volejboll me të rinjtë socialistë në fshatin piktoreskt të Pezës.
Dhe kjo nuk është një shaka një 1 prilli!! Videot e publikuara në facebook prej tyre e vertetojnë këtë.
Është e vertetë: Rama përkrah Veliajt në basketboll dhe Tahiri i vetëm në volejboll…/Opinion.al