Ka nisur procesi gjyqësor për 23 personat e arrestuar në protestën e së shtunës në Rrugën e Kombit.
Forca të shumta policia kanë rrethuar ambjentet e gjykatës mëngjesin e sotmë, duke u konfrontuar madje edhe me deputetë të opozitës të cilët kanë tentuar të hyjnë në sallën e gjyqit.
Pas hyrjes së disave prej deputetëve demokratë dhe atyre të LSI, seanca ka nisur.