Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë dhe thellësi 7 km, me epiqendër 3 kilometër në veri të fshatit Bubq, është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte.
Lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik tek qytetarët. Edhe në studion e “Opinion”, lëkundjet kanë frikësuar të ftuarit teksa po regjistrohej një emision.
Ja si kanë reaguar ata në sekondat e tërmetit.
https://www.facebook.com/opinioni.al/videos/2573482309590681/
Pas kësaj goditje, është regjistruar një tjetër e cila ka qenë me magnitudë 4.1
Emergjencat Civile njoftojnë se nga komunikimi me bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale / Opinion.al