Aktualitet

VIDEO/ “Largohu që këtu, provokator”, Rama përzë qytetaren


               Publikuar në : 17:34 - 02/12/19 |
Al Do

Gjatë maratonës së video-ve ‘live’ në Facebook-un e tij ku ka treguar takimet me qytetarët gjatë situatës pas tërmetit të 26 nëntorit, kryeministri Rama ka patur edhe episode ku ka debatuar me ta.

Dy ditë më parë ai debatoi me një qytetare në zonën e kombinatit në Tiranë ku i tha ““Eja me mua, të çoj te qendra sociale, dhe te ve unë ne gjumë, mos rrini neper makina se do ju punoje truri si makine e prishur pastaj.

Në raste të tjera i ka thënë qytetarëve të prekur nga tërmeti, “ma hoqët trurin”, ndërsa sot ka përzënë një qytetare gjatë një takimi në Durrës.

Teksa po fliste për viktimat që shkaktoi tërmeti një nga personat e pranishëm dëgjohet të thotë se viktimat u shkaktuan nga “ndërtuesit tuaj” dhe i bëri një pyetje kryeministrit “A i dhatë ju firmat për ndërtimin”.

Ky është cilësuar si provokim nga Rama i cili iu drejtua qytetares duke i thënë të largohej disa herë. /Opinion.al

 

Pas