Basha dje në mbrëmje pas mbylljes së mitingut në Vlorë është parë në Lushnjë duke porositur byrekë. Si duket Basha ka ikur nga vendi i peshkut për të ndaluar në një lokal të thjeshtë rrugës për në Lushnjë dhe për të ngrënë ushqimin e tij të preferuar, byrekët.
“Dua byrek me qepë dhe dhallë”, thotë ai teksa porosit vetë në banak.
Kjo është e hera e dytë që e shfaq këtë preferencë, po të kujtojmë se edhe gjatë kohës që ishte në çadër u tha gazetarëve që e intervistuan tek “Coin” se po shkoj të ha byrekë dhe supë.