Një prej akseve kryesore në vend që lidh Shqipërinë me Kosovën si ajo e Rrugës së Kombit prej dy ditësh tashmë gjendet gati e bllokuar si pasojë e reshjeve të dëborës.
Në një kohë kur Shtabi i Emergjencave njofton se rruga është e hapur dhe mund të kalohet me zinxhirë, në opinion.al vjen një video ku tregon të kundërtën.
Ndjekësit kanë raportuar përmes kësaj videos së regjistruar pak minuta më parë se pjesa e rrugës pasi kalon tunelin e Kalimashit është gati e pakalueshme.