Maria Guadalupe Lopez Esquivel, liderja e një karteli të njohur droge, e njohur ndryshe si ‘La Catrina’, u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë dhe ushtrinë meksikane.
‘La Catrina’ ishte një nga figurat kyçe të kartelit të Jaliscos “New Generation Cartel”, ku drejtonte një ekip vrasësish. Ajo ishte po ashtu e njohur për jetën luksoze dhe armët e rralla që ekspozonte shpesh në rrjetet sociale ku numëronte mijëra ndjekës.
Ndërkaq një video ku ajo shfaqet e plagosur rëndë në qafë nga të shtënat është përhapur me shpejtësi në internet. Në të shihet sesi një nga oficerët përpiqet ta qetësojë duke i thënë se gjithçka do të bëhet mirë pasi një helikopter do ta dërgojë në spital.
Megjithatë 21-vjeçarja ndërroi jetë vetëm disa minuta më pas, rrugës për në spital./Opinion.al