Personi që shin në këto pamje është njëri prej britanikëve të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt.
Ky i fundit është kapur nga kamerat e sigurisë të hotelit ‘Coral’ në pronësi të Nikulajt në 11 prill ku po qëndronte duke vëzhguar lëvizjet e këtij të fundit.
Shtetasi anglez është akomoduar pikërisht në hotelin dhe restorantin ku qëndronte dhe administrohej nga Nikulaj. Anglezi shihet në hotelin e Nikulajt duke vëzhguar lëvizjes e këtij të fundit në datë 11 pril 2023.
Anglezi ka qenë njeriu që ka orientuar vrasësin portugez Ruben Saraiva, i cili më 19 prill ekzekutoi biznesmenin Nikulaj brenda lokalit të tij në Shëngjin.