-U tha në Opinion

Video/Kush nuk vjen në Opinion humb zgjedhjet? Fevziu shpjegon “mallkimin”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:52 - 27/04/21 |
el ida

Përtej supersticionit, analizës apo rastësisë gazetari Blendi Fevziu ka shpjeguar të hënën në “Opinion” një konstatim të gazetares Jonida Shehu, që tha se kush vjen i fundit në këtë studio është dhe fituesi i zgjedhjeve.

“Kë kishe të fundit të ftuar në fushatë? Zakonisht kush ka qenë i fundit, fiton zgjedhjet”, tha Shehu.

Por Blendi Fevziu ka shpjeguar rregullin e tij të të ftuarve para mbajtjes së zgjedhjeve. Ai tha se sipas këtij rregulli të vendosur që në vitin 1998, i fundit në studion e tij vjen drejtuesi i mazhorancës.

“Nuk është e vërtetë ajo që më the, që kush vjen i fundit fiton zgjedhjet. Zakonisht që nga viti 1998 që unë bëj emisionin, (që nga referendumi i kushtetuës), ditën e fundit vjen partia më e madhe. Një ditë para fundit vjen partia e dytë në rresht dhe e treta, që është fut LSI së fundmi (dikur ka qenë PSD e Gjinushit) vinte dy ditë para.  Ka pas një rregullsi, se këtë rregullsi nuk e prish dot. Edhe kur Sali Berisha ka qenë kryetar i PD erdhi ai dhe të nesërmen e kishte Nano. Nuk erdhi Nano, por u la dita bosh. Zgjidhet kush ka shumicën në atë moment. Ose të paktën ti i bën ofertën, ai mund të mos vijë. Po nuk erdhi, i takon tjetrit”, u shpreh Fevziu.

Ndërkohë, analisti Baton Haxhiu, konstatoi se Nano, Berisha dhe Basha i humbën zgjedhjet atë vit që nuk erdhën në “Opinion”.

Haxhiu: A i humbi Nano zgjedhjet? Po Berisha kur nuk erdhi i humbi? Po Lul Basha?

Fevziu: I humbi.

Haxhiu: Atëherë çfarë me të thënë?

Kujtojmë se Fatos Nano në vitin 2005, Edi Rama në vitin 2009, Berisha në vitin 2013 dhe Basha në vitin 2021 nuk kanë qenë në emisionin “Opinion”, para mbajtjes së zgjedhjeve./Opinion.al

Pas