Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Kush ishte valltari fluturues i më shume se 500 shfaqjeve

2018/01/14 at 1:36 PM
në -Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Kush ishte valltari fluturues i më shume se 500 shfaqjeve

Valltarit fluturues Rexhep Çeliku i është dhënë ditën e djeshme lamtumira për në banesën e fundit.

Në homazhet për nder të tij në Muzeun Historik Kombëtar miq, të afërm, kolegë, artistë, dashamirës të artit, personalitete politike u mblodhën për ti dhënë lamtumirën  ‘Nderit të Kombit’ Rexhep Çelikut, i cili ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë.  Në faqen e tij zyrtare Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka shpërndarë një jetëshkrim për artistin i cili ka marrë pjesë në më shumë se 500 shfaqje dhe kontributi i tij është i pazëvendësueshëm.

Dedikimi i plotë për Rexhep Çelikun

Shqiponja fluturuese e valles shqiptare

Rexhep Çeliku, biri i një gjirokastriti, mjeshtër në nxjerren dhe gdhendjen e gurit, e më vonë si restaurator i kishave dhe xhamive në Tiranën e paraçlirimit, vazhdoi traditën shqiptare në gdhendjen e valles popullore në tempullin e kulturës – Ansamblin e Shtetit si “Valltari fluturues”, sikundër e ka karakterizuar kritika artistike shqiptare dhe e huaj.

Ai ishte vërtetë fluturues në skenë, por edhe i rëndë në tokë, epitete këto që burojnë vërtetësisht nga karakteristikat e konceptit dhe realizimit që mjeshtri Çeliku ka synuar të realizojë në profesionin e tij. Pasioni dhe përkushtimi ndaj valles popullore, dëshira për të dhënë gjithçka, në mënyrë të përkryer dhe bukur, në raport me simbolikën dhe estetikën e saj, larg çdo sforcimi, e bënë Rexhep Çelikun një nga valltarët më të talentuar që ka pasur Ansambli i Valleve.

Me një punë të vazhdueshme, të lodhshme, me një përkushtim dhe vullnet shembullor për artin, mbështetur mbi vlerat e trashëgimisë artistike në fushën e vallzimit, Rexhep Çeliku përvehtëson thellë nektarin e shpirtit shqiptar dhe prezantohet me vlerat e një kërcimtari që do të pushtonte skenën shqiptare, por jo vetëm.

Rexhep Çeliku ka interpretuar solistin e parë në 200 valle, ka marrë pjesë në 500 shfaqe në skena të ndryshme në tre kontinente, ka marrë pjesë në 30 festivale ndërkombëtare, ka interpretuar në më shumë se 3000 shfaqje artistike; ka merituar dhjetë Çmime të para “Si interpetuesi më i mirë”.

– Në vitin 1978 dekorohet me Medalje ari në Itali si valltari më i mirë i Festivalit Ndërkombëtar.
-Në vitin 1996 dekorohet në Itali me Medalje argjendi.
– Në vitin 2000 merr çmimin e dytë në Festivalin Folklorik Botëror
-Në vitin 2000 dekorohet në Maqedoni (FYROM) me Medalje dhe Çmim të parë si koreograf.
-Në vitin 1983 dekorohet me Urdhërin “Naim Frashëri” i klasit të dytë.
-Në vitin 1987 dekorohet me Urdhëri “Naim Frashëri” i klasit të Parë.
-Më datën 18. 11. 2005, i jepet titulli “Nderi i Qarkut të Tiranës”.
-Më datën 8.12.2005 Presidenti i Republikës, Z.Alfred Moisiu, e nderon me titullin “Mjeshtër i Madh”.
-Në vitin 2011 nderohet me titullin e madh “Ambasador i Paqes”.
-Më 7 mars 2012 dekorohet në Maqedoni (FYROM) me titullin “Simbol i Paqes dhe i Lirisë”.
-Më 8 janar 2018 dekorohet me Urdhrin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës, Z.Ilir Meta.

Figura emblematike dhe e veçantë e tij në skenë, kaq emocionuese sa edhe mbresëlënëse në portretin e tij të hekurt, por edhe në gjithë gjymtyrët e tij, me të drejtë është simbolizuar në thënien tronditëse “Njeriu që vallëzon me shqipet”

“Rexhep Çeliku, fluturon edhe në majë të plumbit” cit: Lefter Çipa (mjeshtri i poezisë popullore)

Etiketa: rexhep celikuvideo

Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
-Kulturë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

13 Maj, 2025 8:49 am
Historia e Musine Kokalarit në Tv5 Monde
-Kulturë

Historia e Musine Kokalarit në Tv5 Monde

7 Prill, 2025 7:52 pm
Morgenbladet (1932) / “Teatri gjerman është në krizë, nuk ngjall më interes…”- Intervista me Aleksandër Moisiun në Kopenhagë
-Kulturë

Morgenbladet (1932) / “Teatri gjerman është në krizë, nuk ngjall më interes…”- Intervista me Aleksandër Moisiun në Kopenhagë

28 Mars, 2025 9:39 am
Vlen sa 1 mijë muaj/ Rëndësia e Natës së Kadrit
-Kulturë

Vlen sa 1 mijë muaj/ Rëndësia e Natës së Kadrit

26 Mars, 2025 9:26 am
Oglinda Lumii (1932) / Çfarë i ndodhi Aleksandër Moisiut në Gare du Nord, në Paris?
-Kulturë

Oglinda Lumii (1932) / Çfarë i ndodhi Aleksandër Moisiut në Gare du Nord, në Paris?

22 Mars, 2025 9:26 am
The Sunday Pictoral (1930) / “Unë jam mjaft kurioz të takoj luanin tuaj anglez dhe të shoh nëse ai do të më gëlltisë…” – Intervista me Aleksandër Moisiun në Londër
-Kulturë

The Sunday Pictoral (1930) / “Unë jam mjaft kurioz të takoj luanin tuaj anglez dhe të shoh nëse ai do të më gëlltisë…” – Intervista me Aleksandër Moisiun në Londër

16 Mars, 2025 10:16 am
Aulon Naçi, emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor 
-Kulturë

Aulon Naçi, emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor 

12 Mars, 2025 4:00 pm
8 Marsi/ Ikonat e lëvizjes emancipuese të gruas në Gjermani
-Kulturë

8 Marsi/ Ikonat e lëvizjes emancipuese të gruas në Gjermani

8 Mars, 2025 10:11 am
Dagens Press (1921) / Moisiu nëpërmjet syve të gruas së tij, Johanna Terwin : Duhet të kujdesem dhe të organizoj gjithçka për të…
-Kulturë

Dagens Press (1921) / Moisiu nëpërmjet syve të gruas së tij, Johanna Terwin : Duhet të kujdesem dhe të organizoj gjithçka për të…

8 Mars, 2025 10:07 am
Para
Foto/ Ju kujtohet Rudina e ‘Dy Herë Mat’, ja si duket ajo sot

Foto/ Ju kujtohet Rudina e 'Dy Herë Mat', ja si duket ajo sot

Kapet në doganë/ Drogë në formë çokollate, ja se si 49 vjeçari tentoi ta kalonte kufirin

Kapet në doganë/ Drogë në formë çokollate, ja se si 49 vjeçari tentoi ta kalonte kufirin

Video/Mesazhi i jashtëzakonshëm i nënës që jep për birësim fëmijën vetëm 2 ditë pas lindjes

Video/Mesazhi i jashtëzakonshëm i nënës që jep për birësim fëmijën vetëm 2 ditë pas lindjes

TE FUNDIT

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
14 Maj, 2025

Në emisionin “Stop” në Tv Klan është ankuar 91-vjeçari Bardhok Gjikola, i cili fillimisht ka pasur një problem me ndërtuesin,...

Lexo më shumë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
14 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi në seli drejtuesit politikë të qarqeve pas humbjes në zgjedhjet e 11 Majit....

Lexo më shumë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
14 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga selia e PD-së deklaroi se PS fitoi zgjedhjet e 11 Majit duke blerë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
14 Maj, 2025

Një mbledhje urgjente është thirrur mbrëmjen e sotme në selinë e PD-së, në të cilën po diskutohet rezultati i zgjedhjeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com