Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar në studion e emisionit “Opinion” se një zyrtar i lartë në qytetin e Elbasanit është duke u hetuar për çështje pasurie.
E pyetur nga drejtuesi i emisionit nëse ai është një zyrtar i zgjedhur apo i emëruar, Lala ka konfirmuar se është një zyrtar i zgjedhur.
Nuk dimë nëse është fjala për kryebashkiakun sikurse dikush nga të ftuarit në panel aludoi, apo ndoshta ndonjë nga deputetët e zonës. Kjo mbetet për t’u parë.