Policia e Shtetit ka arrestuar në mbrëmje, 25 vjeçarin Fatjon Bono, i shpallur në kërkim, i dyshuar për lidhje me organizatën terroriste të ISIS. Ndaj Bonos, banues në Pogradec, rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Armëmbajtje pa leje” si dhe “Kanosje”. Bono është kapur në Unazën e Re pranë një lokali. Ai njihet si një person i rrezikshëm, që kishte lidhje me Gjin Nikën, tashmë i vrarë.
https://www.youtube.com/watch?v=8s59gOovacQ