Aktualitet

VIDEO/ Kush do hyjë i pari? Rama ‘zihet’ me kryeministrin e Holandës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:41 - 06/10/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama është përplasur në hyrje të godinës ku pritet të mbahet Samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor me Kryeministrin e Holandës Mark Rutte.

Teksa janë përshëndetur me njëri-tjetrin dy kryeministrat e kanë tepëruar me mirësjelljen e tyre, dhe nisën të ‘ziheshin’ se kush do e lejonte tjetrin të hynte i pari në godinën ku do të mbahet samiti.

Ishte kreu i qeverisë shqiptare ai që lejoi Kryeministrin Rutte të kalonte i pari, por ky i fundit refuzoi duke thënë: “Ju i pari. Jo, jo, ju i pari”.

Të dy homologët filluan të ecnin mbrapsht pasi askush prej tyre nuk pranonte të hynte i pari, veprim ky që shkaktoi edhe të qeshura të gazetarëve e reporterëve që ndjekin punimet e samitit.

Por në fund ka qenë kryeministri holandez ai i cili është dorëzuar dhe hyri i pari./Opinion.al

Pas