Kryeministri Edi Rama është përplasur në hyrje të godinës ku pritet të mbahet Samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor me Kryeministrin e Holandës Mark Rutte.
Teksa janë përshëndetur me njëri-tjetrin dy kryeministrat e kanë tepëruar me mirësjelljen e tyre, dhe nisën të ‘ziheshin’ se kush do e lejonte tjetrin të hynte i pari në godinën ku do të mbahet samiti.
Ishte kreu i qeverisë shqiptare ai që lejoi Kryeministrin Rutte të kalonte i pari, por ky i fundit refuzoi duke thënë: “Ju i pari. Jo, jo, ju i pari”.
Të dy homologët filluan të ecnin mbrapsht pasi askush prej tyre nuk pranonte të hynte i pari, veprim ky që shkaktoi edhe të qeshura të gazetarëve e reporterëve që ndjekin punimet e samitit.
Por në fund ka qenë kryeministri holandez ai i cili është dorëzuar dhe hyri i pari./Opinion.al