Kronikë

Video/Kultivonin lëndë narkotike, arrestohen babë e bir në Vlorë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:01 - 07/07/22 |
Opi Nion

Babë e bir janë arrestuar nga Policia e Vlorës për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Në pranga kanë rënë një 63-vjeçar me iniciale  A.Sh., dhe një 25-vjeçar me iniciale Xh.Sh kanë rënë në pranga, pasi gjatë kontrolleve në fshatin Vranishte të Vlorës iu gjet një parcelë me bimë kanabis.

Bimët e kanabisit të gjetura janë asgjësuar nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale në ngarkim të arrestuarve  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vilza”.

Gjenden dhe asgjësohen bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë babë e bir, si autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Vilza”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-A. Sh., 63 vjeç, banues në Vranisht, Himarë.

-Xh. Sh., 25 vjeç, banues në Vranisht, Himarë.

Gjatë kontrollit, në fshatin Vranisht, Himarë, në vendin e quajtur “Vilza”, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike canabi-sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Nga veprimet hetimore dyshohet se autorët e kësaj veprimtarie kriminale janë shtetasit A. Sh dhe Xh. Sh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim”,-njofton policia./Opinion.al

Pas