Aktualitet

Video/Kultivonin drogë,arrestohen 2 vëllezërit,si i monitoronin parcelat me dylbi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:08 - 02/07/22 |
Opi Nion

Dy vëllezër dhe një 47-vjeçar janë arrestuar nga policia gjatë një aksioni anti-kanabis në Peqin. Në pranga kanë rënë vëllezërit Nj.S. 36 vjeç dhe G.S. 45 vjeç banues në Sauk Tiranë, si dhe M.S. nga Rrogozhina.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi H. M., me detyrë kryetar i fshatit Garunjë e Madhe, Peqin.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Garunjë, Peqin, oficerët e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë narkotikë canabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies. Nga veprimet hetimore dyshohet se 3 shtetasit e arrestuar janë autorët e kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë kontrollit në banesë policia 2 armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 1 palë dylbi, 2 radio marrëse-dhënëse, 1 automjet, 3 aparate celuare dhe një thikë.  Dylbitë  përdoreshin për te monitoruar nga larg nëse dikush u afrohej parcelave te tyre.

“Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasve G. S. dhe Nj. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 1 palë dylbi, 2 radio marrëse-dhënëse, 1 automjet, 3 aparate celuare dhe 1 mjet prerës (thikë)”-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pas