Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ Kulinaria shqiptare në Bursën Ndërkombëtare të Milanos

2018/02/16 at 7:03 PM
në Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO/ Kulinaria shqiptare në Bursën Ndërkombëtare të Milanos

Kulinaria shqiptare u promovua gjatë fundjavës në Bursën Ndërkombëtare të Milanos.


Mastershefi i kuzhinës, Fundim Gjepali pasqyroi më së miri kulinarinë tradicionale shqiptare të përshtatur me trendin e ri të kulinarisë.

“Pjata që ka përgatitur mastershef Gjepali, është një pjatë që dëshmon se si Shqipëria edhe në fushën e kulinarisë ka ecur me hapin e kohës. Pjata e sjellë është një pjatë tradicionale, por që është modernizuar, duke iu përgjigjur kërkesave të kohës”, tha Ardit Çollaku, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

“Turizmi në Shqipëri ka ecur me hapin e kohës, duke ofruar shërbime të modernizuara dhe pjesë e kësaj është dhe kulinaria, por jo vetëm. Pasi në vendin tonë po merr hov dhe turizmi dentar”, tha Çollaku, teksa prezantoi Gjepalin për publikun italian në Milano. “Dua t’u bëj ftesë të gjithëve të vijnë në Shqipëri, do shohin se 80% e shqiptarëve e dinë italishten, se kulinaria ofron kënaqësi për të gjitha shijet, se turizmi nuk është më vetëm detar e kulturor, por kemi dhe turizëm të formave nga më të ndryshme. Jam i sigurt se herën e parë do jeni si vizitorë, por kur të riktheheni në Shqipëri, do jeni miqtë tanë”, tha Çollaku.

“Ishte emocionuese të përfaqësoj Shqipërinë, vendin tim, në këtë panair kaq prestigjioz ku marrin pjesë vende nga e gjithë bota. Falenderoj Ardit Çollakun, Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, që na mundësoi të jemi këtu sërish. Kemi marrë pjesë në këtë panair edhe dy vite më parë”, tha Gjepali.

“Dëshira ime ishte të tregoja bumin që ka pësuar Shqipëria në turizëm, kjo falë dhe gastronomisë. Turistët e huaj që vijnë në Shqipëri janë kuriozë të shohin zonat rurale me ushqime totalisht tradicionale, por ato kanë kërshëri të njohin dhe transformimin e gastronomisë shqiptare, duke iu përshtatur dhe modernizimit”, tha Gjepali për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Fundim Gjepali është një mastershef veteran i kuzhinës. Ai ka plot 18 vite që ushtron profesionin e kuzhinierit, ndërsa rrëfen se ka studiuar në Romë për të qenë një artizan i vërtet i kulinarisë.

“Erdha në Romë për të studiuar artin e të gatuarit. Tashmë kam 18 vite që e ushtroj si profesion. Rikthimi në Shqipëri u shoqërua me një sukses të madh, i cili më ka bërë të lumtur që kam zgjedhur këtë rrugë në jetën time. Nuk ka asgjë më të bukur se të jetosh me atë profesion që dashuron”, tha Gjepali, i cili, me plot pasion, ofroi për publikun italian në Milano, por jo vetëm, pasi në panair ishin vizitorë nga e gjithë bota, një gatim tejet tradicional, por me ngjyra moderne, siç është mishi i qengjit me qepë, karota e salcë kosi.

“Pjata që ofrova ishte tradicionale, e përgatitur enkas për bursën e Milanos, një pjatë fantastike. Gatova mishin e qengjit me qepë, karota e salcë kosi, e pikturuar me nota moderne enkas për bursën e Milanos, për t’i treguar botës se si Shqipëria jonë është transformuar, se si gastronomia shqiptare është modernizuar. Shpresoj që të kem transmetuar diçka nga gastronomia shqiptare. Falenderoj Ministrinë e Turizmit dhe Ardit Çollakun për këtë organizim perfekt për të pasqyruar imazhin e vërtetë të Shqipërisë, që është një vend fantastik për të jetuar”, tha Gjepali për Agjencinë Telegrafike Shqiptare./ATSH

 

Etiketa: Fundim GjepaliKulinaria shqiptare


Ju sugjerojmë

Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…
-Teknologji

Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…

1 Qershor, 2025 2:04 pm
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Para
Nicole Scherzinger i jep fund lidhjes së saj

Nicole Scherzinger i jep fund lidhjes së saj

U nda nga bashkëshorti, aktorja e njohur ”zihet” mat me të dashurin e ri

U nda nga bashkëshorti, aktorja e njohur ''zihet'' mat me të dashurin e ri

Feston Shën Valentinin me hirin e gruas së tij në tavolinë

Feston Shën Valentinin me hirin e gruas së tij në tavolinë
















TE FUNDIT

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
7 Qershor, 2025

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil, ku 5 persona u konfliktuan për një vend parkimi....

Lexo më shumë

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
7 Qershor, 2025

Jashtë një kafeneje, pak metra larg ”Arenës Kombëtare”, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po rregullonin dy flamurë në një...

Lexo më shumë

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
7 Qershor, 2025

Porti i Durrësit mirëpriti mëngjesin e sotëm kroçerën turistike “MV Deutschland”, me 463 pasagjerë në bord, shumica prej të cilëve...

Lexo më shumë

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
7 Qershor, 2025

Policia e Fierit ka zhvilluar operacionin e koduar ‘Koordinata’, i cili çoi në zbulimin dhe asgjësimin e 1881 fidanëve narkotikë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com