Luftimet në Izrael dhe Rripin e Gazës vijojnë, ndërsa Hamasi thotë se objektivi i tyre është shkëmbimi i të burgosurve me palestinezët e mbajtur në Izrael.
Duke u nisur nga kjo situatë e tensionuar, disa prindërve izraelitë u është kërkuar të heqin rrjetet sociale nga telefonat e fëmijëve të tyre përpara se militantët e Hamasit të fillojnë transmetimin e pritura të videove të pengjeve të marra gjatë fundjavës.
Shoqata e prindërve të një shkolle në Tel Aviv ka thënë se do të transometohen videot e pengjeve “duke u lutur për jetën e tyre”, përmbajtjet e së cilave fëmijët nuk duhet t’i shohin.
Në një mesazh për prindërit, u kërkoi atyre që të hiqnin aplikacionin TikTok nga telefonat e fëmijëve të tyre.
“Ne nuk mund t’i lejojmë fëmijët tanë t’i shikojnë këto gjëra. Është gjithashtu e vështirë, për më tepër e pamundur, të transmetohet gjithë kjo përmbajtje në mediat sociale. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.”
Hamasi ka pretenduar se ka mbajtur më shumë se 100 robër, duke përfshirë oficerë të ushtrisë izraelite./Opinion.al