Kryeministri, Edi Rama, mëngjesin e sotëm ju ka uruar shqiptarëve festën e Çlirimit.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama shkruan: Mirëmëngjes dhe bashkë me urimin për festën e madhe të Çlirimit, ju uroj të gjithëve një ditë të paqtë.
Dita e sotme shënon 79-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtimi i Gjermanisë naziste.
Në përkujtim të kësaj dite, pritet që krerët e shtetit të kryejnë homazhe në Varrezat e Kombit në nder të dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare.