Në fund të intervistës dhënë për televizionin grek Skai, kryeministri Rama u pyet nga gazetari nëse e fliste gjuhën greke.
“Unë nuk flas fare greqisht, mamaja ime pak ,gjyshja ime shumë, edhe pse ato vijnë nga i vetmi fshat në radhën e zonës së Himarës që asnjëherë nuk kanë folur greqisht, por vëllai im flet”, u shpreh Rama.
Por ndërkohë në videon më poshtë shihet Rama në një fjalë përshëndetëse në gjuhën greke.
Ajo është bërë gjatë kohës kur ai ishte kryebashkiak i Tiranës. Përshëndetja e shkurtër në gjuhën greke i drejtohej Jorgo Papandreut, ish-kreut të PASOK-ut dhe një prej miqve të tij.
Nga theksi kuptohet se greqishtja e Ramës lë shumë për të dëshiruar dhe se përballë tij do të ketë pasur me siguri promter. Por kur ia do puna të flasë greqisht, sforcimi është i përligjur./lapsi.al
http://www.dailymotion.com/video/x53c8xh_mashtruesi-edi-rama-nuk-di-asnje-fjale-greqisht-ja-e-verteta_news#tab_embed