Kryeministri Edi Rama është pritur pasditen e sotme nga kancelari gjerman Olaf Scholz.
Në një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Rama ka treguar momentin e pritjes nga kancelari.
Gjithashtu Rama e ka njohur kancelarin me një pjesë të kabinetit qeveritar, të cilët e kanë shoqëruar atë në Gjermani.
“Berlin, Kancelaria – Takimi me Kancelarin Federal të Gjermanisë, Olaf Scholz”,-shkruan Rama./Opinion.al