Bota

Video/ Kryeministri i Ontarios gëlltit bletën gjatë konferencës së drejtpërdrejtë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:11 - 16/08/22 |
Opi Nion

Kryeministri i Ontarios, Doug Ford u gjend në një situatë të vështirë teksa gëlltiti aksidentalisht një bletë gjatë një konference për shtyp që transmetohej drejtpërdrejtë.

57- vjeçari, teksa po pyetej nga gazetarët për kujdesin shëndetësor në Dundalk, Ontario të premten, rastësisht një bletë iu fut në gojë dhe duket se ai e gëlltiti pa dashje.

“Krisht i Shenjtë, sapo gëlltita një bletë!” tha Ford teksa kollitej, ndërsa zgjati dorën për të marrë shishen e tij me ujë.

Në videon e konferencës për media që u bë virale, shihet bleta duke fluturuar rreth fytyrës së Fordit, para se ai ta gëlltiste.

Kryeministri piu pak ujë, por gjithsesi e mori veten shpejt dhe duke bërë shaka tha: “Njerëz,  bleta kaloi menjëherë në stomak”.

“Kjo video do të shikohet pa pushim”, shtoi ai.  Kur dikush nga të pranishmit e pyeti nëse ai ishte në rregull për të vazhduar, Ford u përgjigj: “Jam mirë. Po gumëzhin atje.”/Opinion.al

 

Pas