Disa shtete në botë kanë nisur vaksinimin kundër COVID-19, ku ndër të parët që e kanë marrë këtë vaksinë kanë qenë dhe personazhe të rëndësishëm politik në mënyrë që të forcojnë besimin e qytetarëve tek vaksina.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u vaksinua për Covid-19 në një transmetim të drejtpërdrejtë nga spitali Tel Hashomer në Tel Aviv.
“Unë besoj në këtë vaksinë. Ne mund të dalim nga pandemia së bashku. Është një ditë e rëndësishme për Izraelin. Të gjithë duhet të vaksinohen dhe ky që dhashë unë është një shembull personal,” tha Netanyahu.
Kryeministri izraelit u vaksinua së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Yuli Edlstein. 71 vjeçarit iu injektua vaksina e zhvilluar nga kompanitë BioNTech / Pfizer.
Udhëheqësi izraelit u përshkrua nga media lokale si “kreu i parë i qeverisë në botë” që u vaksinua. Në ditët e ardhshme, vendi do të nisë fushatën e vaksinimit masiv./ Opinion.al