Aktualitet

VIDEO/Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Detin e shqiptarëve nuk e fal dot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:08 - 30/08/20 |
Al Do

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur ironisë së kryeministrit Rama në postimin e tij të djeshëm në Facebook.

Në një reagim lidhur me çështjen e zgjerimit të kufijëve detarë të Greqisë, ndër të tjera Rama akuzonte opozitën se po keqinformonte publikun.

Duhet të jesh peshk i trullosur komplet që ta hash karemin se Lulëzim Basha, Ilir Meta dhe Sali Berisha (shyqyr Monika ia ka lënë Peço peshkatarit grepin këtë herë, se është e zënë me skuqje karkalecash me muzikë Desperado:-), po mbrojnë sot nga unë detin që e kanë zakon ta bëjnë kos e dhallë, sa herë zënë dybekun e pushtetit me dorë.”

Kryemadhi ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet në kanoe në jug të vendit, ndërsa i jep kryeministrit Edi Rama mesazhin për detin.

O desperado, deti është i shqiptarëve, jo i joti”, dëgjohet të thotë  kryetarja e LSI.

Ti i dëshpëruar detin e shqiptarëve nuk e fal dot”, shkruan ajo në diçiturën e videos./ Opinion.al

 

Pas