Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Kryebashkiaku i Selanikut dhunohet gjatë një manifestimi

2018/05/20 at 11:45 AM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Kryebashkiaku i Selanikut dhunohet gjatë një manifestimi

Fotografitë dhe pamjet që tregojnë kryebashkiakun e Selanikut, Janis Butaris të rrëzuar në gjunjë pas sulmit të dhunshëm nga disa persona të panjohur gjatë festimeve të një përvjetori në qendër te qytetit verior të Greqisë, kanë shkaktuar reagimin e opinionit publik dhe të politikës greke.


Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e përvjetorit të Genocidit të Pontëve, popullsisë ortodokse me prejardhje greke, e cila u dëbua me dhunë nga trojet e saj në Azinë e Vogël, prej turqve, dhe ku si pasojë gjetën vdekjen rreth 340 mijë persona.

Ndërsa kryebashkiaku Butaris ka mbërritur për të ndjekur si gjithë qytetarët pjesë nga ceremonia, disa persona të panjohur e kanë dhunuar duke e qëlluar me mjete të forta, me grushte e shkelma, duke e shtyrë dhe duke hedhur drejt tij sharje.

“Ka qenë një makth”, ka deklaruar ai pak më vonë nga dhoma e një spitali në Selanik, ku ka qëndruar gjatë natës për t’u ndjekur nga mjekët.

Organizatorët e ceremonisë kanë akuzuar personat e panjohur që kanë kryer sulmin, duke i karakterizuar si neonazistë. Reagime kanë ardhur edhe nga politikanët grekë.

Kryeministri Tsipras ka deklaruar se këta elementë të së djathtës ekstreme duhen arrestuar menjëherë dhe se forcat politike nuk duhet t’i lejojnë ata të fshihen pas pseudopatriotizmit, pasi gjarpri i fashizmit po kërcënon demokracinë.

Të vetmit politikanë që kanë përkrahur dhunën e ushtruar ndaj Janis Butaris, kanë qenë ata të Agimit të Artë.

Kryebashkiaku i Selanikut ka qenë shpeshherë objekt polemikash përsa i përket disa pikëpamjeve të tij. Ai është kritikuar kur ka dashur të hapet shtëpia e Qemal Ataturkut në Selanik, për ta vizituar turistë nga Turqia, apo edhe për qëndrimet e tij ndaj çështjes së emrit të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë./T.Ch/

 

Etiketa: dhunohetkryebashkiakumanifestimiselanikturma njerezish


Ju sugjerojmë

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

8 Shtator, 2025 12:26 pm
Diplo2025/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik
Kryesore

Diplo2025/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik

8 Shtator, 2025 11:35 am
Atentati me dy viktima në Shkodër, kush janë viktimat dhe si u arrestua autori
Kronikë

Atentati me dy viktima në Shkodër, kush janë viktimat dhe si u arrestua autori

8 Shtator, 2025 11:23 am
Si i prodhon dhe përdor Rusia granatat kimike kundër Ukrainës
Bota

Si i prodhon dhe përdor Rusia granatat kimike kundër Ukrainës

8 Shtator, 2025 11:02 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Atentati me dy viktima në Shkodër, reagon Policia

8 Shtator, 2025 10:23 am
Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori
Kronikë

Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori

8 Shtator, 2025 10:00 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Atentat në Shkodër/ Vritet një person, disa të plagosur

8 Shtator, 2025 8:59 am
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese nxënësve

8 Shtator, 2025 7:57 am
Viti i ri shkollor nis më 8 shtator
Aktualitet

Nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin

8 Shtator, 2025 7:55 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 8 shtator 2025

8 Shtator, 2025 7:53 am
Para
Paloka: Rama bllokoi arrestimin e Tahirit, sot është i lirë

Paloka: Rama po zbaton një skenar kriminal

Alketa flet për herë të parë për bashkëshortin: Kam marrë një nga çunat më king të Vlorës

Alketa flet për herë të parë për bashkëshortin: Kam marrë një nga çunat më king të Vlorës

Eleni nuk donte që ata të ishin në Eurovision, por ja si e pritën prindërit këngëtaren

Eleni nuk donte që ata të ishin në Eurovision, por ja si e pritën prindërit këngëtaren
















TE FUNDIT

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
8 Shtator, 2025

Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit...

Lexo më shumë

Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën

Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
8 Shtator, 2025

Detaje të reja kanë dalë në dritë për atentatin me dy viktima dhe dy të plagosur që ndodhi mëngjesin e...

Lexo më shumë

112 mijë nxënës më pak në një dekadë

112 mijë nxënës më pak në një dekadë
8 Shtator, 2025

Numri i nxënësve në shkolla është në rënie, prej uljes së lindjeve dhe emigracionit, por pas pandemisë, fenomeni po përkeqësohet....

Lexo më shumë

Diplo2025/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik

Diplo2025/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik
8 Shtator, 2025

Shërbimi diplomatik i Republikës së Shqipërisë duhet të fokusohet në objektivin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian dhe shtetet kryesore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com