Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali përmes një videoje të shpërndarë në faqen e saj në “Facebook”, ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend.
Spiropali, i ka kujtuar opozitës se vetëm pak kohe ka mbetur nga nisja e fushatës së zgjedhjeve lokale, ndërsa shprehet se koha për të arritur një dialog mes palëve politike po mbaron.
Ministrja shprehet e se deklaratat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha, janë një provë e cila tregon se zgjedhjet duhet të bëhen, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të izolohet “epidemia” e politikës shqiptare./ Opinion.al E.Xh.