Këshilli i qarkut të Fierit ka tejkaluar të gjitha afatet ligjore dhe nuk është konstituuar. Shkak është bërë ndarja e pushtetit mes koalicionit PS – LSI dhe mosmarrëveshjet mes tyre. Tashmë e vetmja rrugë për të thirrur mbledhjen e konstituimit dhe zgjedhjen e kryetarit të ri është që 1e treta e këshilltarëve të thërrasin mbledhjen. Ndërkohë kryetari i dikurshëm vazhdon të ushtrojë detyrën edhe pse i ka mbaruar mandati.