Këto pamje janë filmuar vetëm pak minuta pasi Kreshnik Spahiu është goditur me grushte në fytyrë tek çadra e protestës para Kryeministrisë. Autori është shoqëruar në polici dhe burimet thanë se është biznesmeni Flamur Prraçi, 34 vjeç nga Tirana.
Ende nuk dihen motivet, por siç dëgjohet në video, Spahiu thotë se nuk e njihte personin që e qëlloi.
Incidenti ka ndodhur përpara çadrës së protestës në Bulevard rreth 1 orë më parë.